Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha teksa zhvilloi një takim me qytetarët e Cërrikut kujtoi se ka një javë që i kërkon ballafaqin ndërsa kryeministri luan basketboll.
Basha i bën thirrje kryeministrit duke thënë se nuk mund t’i i kë ballafaqimit dhe se kjo shfaqje do të mbarojë më 25 qershor.
"E patë sot Edi Ramën duke luajtur basketboll, kam një javë e gjysëm që i kërkoj të më japë llogari. Ku e ka pesionin, taksat e ulëta… dhe asnjë përgjigje, karikatura, baracaleta, basketboll futboll, por asnjë përgjigje. Përgjigjen nuk ma ka borxh veç mua por shqiptarëve. Nuk mund t'i ikësh kësaj pergjigje me basketboll Edi Rama. Ja ku e ke Cërrikun… Basketbolli që ti luan është në kurriz të njerëzve, t’i i bëre kosh në kurriz të shqiptarëve.
Kjo shfaqje duhet të ndaloje dhe kjo shfaqje do të ndalojë me 25 qershor. Tashmë është rradha që populli t’i bëjë kosh Ramës. Edi Rama do të vijojë dhe një javë me basketboll sepse nuk bën dot bilancin përpara jush", tha Basha.