INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama “luan” skedina në Kavajë: 1 për Bashkinë, 2 për Shqipërinë, X lërjani Lulit, Titit, Benit dhe kaubojsit

Rama “luan” skedina në Kavajë: 1 për Bashkinë, 2 për Shqipërinë, X lërjani Lulit, Titit, Benit dhe kaubojsit

Publikuar më: 18:05 22-06-2017

Kryeministri Edi Rama në mbyllje të fushatës zgjedhore në qytetin e Kavajës, kërkoi një votë masive kuq e zi, pa dallim mes demokratëve e socialistëve që duhet të bashkohen për një qëllim siç tha ai që: “Ta çojnë Shqipërinë në Europë”.

Rama tha se “duke u bashkuar të majtë dhe të djathtë me 25 qershor pas katër vitesh të gjithë ju do të thoni: Nuk kishim parë gjë akoma!”

Shefi i qeverisë iu drejtua votuesve të PS-së në 2013, duke u shprehur se çdo zhgënjimi i tyre në katër vjet është një arsye më shumë për të votuar PS në 25 qershor dhe për të mos lënë në mes betejën.

Rama: Dua ti drejtohem nga njëra atyre që na kanë votuar në 2013 dhe janë ende të lëkundur, ngurim dhe dilema sepse pavarësisht se Shqipëria ka ndryshuar jeta e tyre drejtëpërdrejtë nuk ka ndryshuar., Atyre u them që kjo nuk është një arsye për të vënë në pikëpyetje ta votoni apo jo PS, por një arsye më shumë për ta votuar dhe për të vazhduar betejën. Dua të besoj që askush nga ata që e kanë votuar PS katër vjet më parë nuk do ta lënë në mes këtë betejë, të mos ikin nga fusha e betejës pa e fituar, duke çuar përpara reformat.

Thirrje adresoi edhe ndaj votuesve të djathtë.

“Të djathtët nuk do të bëhen të majtë, askush nuk ua kërkon këtë, por në 25 qershor çdo zgjedhës përveçse është mbështetës i një partie apo një tjetre, është së pari anëtar i gjykatës popullore që do të vendosë se kë do marrë në punë. Në 25 qershor Shqipëria do një det kuq e zi, me një prespektivë të re nga njëra anë me një drejtësi të re dhe nga ana tjetër me një administratë shtetërore që ne do t’ia kthejmë qytetarëve.”

 Teksa kërkoi votën, Rama dha këtë garanci:

“Dua të garantoj të gjithë që ne nuk do të qeverisim për disa kundër disa të tjerëve. Qeveria jonë nuk do të jetë qeveria e një pale dhe aksush nuk do të ndihet palë me dikë tjetër në qeverinë e re që do të dalë nga vota e 25 qershorit.

 Mos na lini peng të partive të tepsisë së pushtetit, të politikanëve që kanë më shumë se çerek shekulli që vinë vërdallë dhe Shqipërisë nuk i dhanë dot drejtim. Zotimi im solemn është se nëse do ta marrim këtë fuqi nga bashkimi i shqiptarëve pa dallime partiake ne do të qeverisim me një vullnet të hekurt dhe atdhedashuri të jashtëzakonshme.”

E teksa Kavaja voton edhe për kryebashkiakun e ri, Rama tha:

“Sa i përket votës për bashkinë e Kavajës nuk besoj se ka nevojë për shumë fjalë. Në fletën e bashkisë 1, në fletën për Shqipërinë 2, x lërjani në dorë Lulit, Titit, Benit dhe kaubojsit.”

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627