INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Luftë kundër krimit, të godasim të paprekshmit

Rama: Luftë kundër krimit, të godasim të paprekshmit

Publikuar më: 10:18 15-11-2017

Pas ndërkombëtarëve që kërkuan vënien përballë drejtësisë të “peshqve të mëdhenj”, Edhe Kryeministri Rama ka vijuar në këtë drejtim. Shefi i ekzekutivit gjatë një aktiviteti të mbajtur nga Akademia e Sigurisë theksoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe rrjeteve kriminale që prej vitesh nuk janë goditur, duhet të jetë në fokusin dhe prioritetin e Policisë së Shtetit.
Edi Rama:
“Pastërtia e radhëve të policisë, integriteti i lartë është parakusht i domosdoshëm dhe padiskutueshëm, ne kemi bërë sa kemi mundur jo sa kemi dashur në funksion të rritjes së shpërblimit moral e financiar për punonjësit e policisë, do vazhdojmë të bëjmë edhe më shumë, por procesi historik i pastrimit të policisë së shtetit, sikurse edhe të gjyqësorit nga elementë të kriminalizuar, korruptuar por edhe të paaftë do vijojë me vendosmëri në radhët e policisë së shtetit e pastaj të gjitha strukturave të tjera ligjzbatuese.
Vetingu që është organizuar e do fillojë në Policinë e Shtetit nga janari do japë rezultate të qenësishme sikundër kam besim se brezat që do dalin duke nisur nga së shpejti prej Akademisë do jenë një burim i jashtëzakonshëm transformimi të gjakut të policisë së shtetit.
Vijimi i goditjeve për të shkatërruar rrjetet e grupeve kriminale mbetet prioritet kryesor. I kthehem edhe një herë operacionit forca e ligjit si një ndërmarre që do synojë katet më të larta dhe nyjet më të thella të krimit të organizuar që për shumë vite kanë qene larg fokusit të goditjeve.
Është shënjestrimi i aseteve dhe financave me origjinë kriminale duke i zhveshur këto rrjete nga mundësia e rikthimit dhe duke bërë të mundur një mesazh të qartë që kush përfiton nga krimi nuk i gëzon dot ato që përfiton”.

Article Logic
Execution time: 0.0036509037017822