Mes shumë premtimesh për rritjen e pagave të infermierëve si dhe investimet në qendrat shëndetësore, kryeministri Rama ka cituar thënien e Papa Françeskut :’’ Nese Zoti do ish në tokë do ish infermier’’ madje infermiere sipas tij.
‘’Kur trajton një sëmundje ose fiton ose humb, po kur trajton një njeri është vetëm fitim. Mallkimi i punë sime sepse vetëm humbas. Mallkoj të species sime. Sepse do thoja nëse djalli do ish në tokë do ish në parlamet ‘’ ka thënë ai.
Rama nuk ka vijuar të shfaqë debulesën për rolin e femrës si në këtë profesion edhe në të tjera pasi sipas tij ku ka femra ka më pak korrupsion. Dhe sepse ka më tepër infermire femra, kryeministri ka premtuar rritje page këtë vit.
‘’ Nuk është sekret por unë besoj dhe veproj me bindje se në këtë vend sa më shumë e duam aq më shumë gra duhet të përfshijmë. Sepse gratë janë më serioze, më të dedikuara dhe më pak të korruptueshme. Bashkëvuajtësit e gjinisë sime, mos u mërzisni. Guri i themelit është infermieri/infermierja ’’
Rama në këtë konferencë ka garantuar ndërtimin e 300 qendrave shëndetësore, pasi kushtet në to siç i cilësoi janë mizerabël. Ai ka pohuar se infermieri tani nuk mund të preket si më parë duke theksuar se nuk do të lejohen largimet e tyre për shkak të bindjeve politike.
‘’Shpëto një jetë dhe bëhu hero, por sigurisht që në këtë sallë dhe jashtë gjen mijëra dëshmi të vështirësive për të mbijetuar në detyrë. Kurrë më partitë nuk do përcaktojnë infermierët. Kurrë nuk do vendosin kush rri e kush ikën, kush e vesh e kujt i hiqet bluza e bardhë’’ ka thënë kryeministri.