Edi Rama gjatë vizitës në Singaporë ka folur për një ndër planet përgjatë mandatit të dytë të qeverisë, që do jetë ndërtimi i dy aeroporteve të reja.
"Për sa i përket infrastrukturës aeroportuale me fokus në radhë të parë turizmin, ne kemi bërë një punë të madhe këto vite për të krijuar kushtet që tanimë kanë tërhequr interesim shumë të madh, nuk është
vetëm këtu, por edhe nga vende të tjera. Besoj që në mandatin e ardhshëm do të kemi padiskutim fillimin e punës për të paktën dy aeroporte të reja" shprehet Rama