INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Marrëveshja ishte për Shqipërië, ju tregoj ç’do ndodhë më 26 Qershor

Rama: Marrëveshja ishte për Shqipërië, ju tregoj ç’do ndodhë më 26 Qershor

Publikuar më: 20:23 01-06-2017

Kryeministri Edi Rama është ndalur gjerësisht te marrëveshja e arritur pak javë më parë më kryedemokratin Lulzim Basha. Në studion e Tv Klan, Rama tha se marrëveshja ishte për Shqipërinë dhe se e rëndësishme nuk është historia e ministrave teknikë.

Më tej, ai shton se nuk e ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin, pasi pranoi shtyrjen e zgjedhjeve vetëm me një javë, siç e parashikonte ligji.

“Për mua nuk është e rëndësishme historia me ministrat teknikë, pasi marrëveshja ishte për Shqipërinë. Marrëveshja gjënë më të rëndëishme ka angazhimin, që PS dhe PD të hapin një marrëdhënie të re. Shqiptarët janë më shumë se sat ë kënaqëur pozitivisht, që pas zgjedhjeve do kenë një skenë politike, ku palë kundërshtare do jetë një palë në raport me ambicien që kemi për hapjen e negociatave. Humbësi do pranojë rezultatin. Unë nuk e kam shkelur Kushtetutën dhe as ligjin, sepse pranova vetëm atë që thonte ligji, një javë. U detyruam të pranojmë korrnizën e ligjit”, deklaroi kryeministri.

Article Logic
Execution time: 0.0048060417175293