INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Maxhoranca voton në 21 korrik në bllok, konsensus vetëm sipas propozimit hibrid

Rama: Maxhoranca voton në 21 korrik në bllok, konsensus vetëm sipas propozimit hibrid

Publikuar më: 12:23 19-07-2016

Në një dalje publike kushtuar reformës në drejtësi Kryeministri Edi Rama ka dhënë garancinë e tij se deri të enjten në orën 10:00 ai do të presë opozitën për të arritur konsensusin për këtë çështje. Por Edi Rama u kujdes të theksojë se konsensusi do të vijë vetëm nëpërmjet respektimit të propozimit hibrit të Victoria Nuland.
Edi Rama:
“Propozimi hibrid i kompromisit i paraqitur nga Victoria Nuland është e vetmja mundësi për konsensusin në Parlamentar të 21 korrikut, asgjë më shumë e asgjë më pak. Por pavarësisht këtij fakti, deri në orën 10:00 të 21 Korrikut gadishmëria për të gjetur buzëqëshjen reciproke mbi këtë propozim është i plotë. Ne, 140 deputetët jemi përballë një zgjedhje të qartë, o të votojmë për qytetarët shqiptarë që të çlirohen nga kthetrat e të korruptuarve.Të ulemi me dinjitet pas një shekulli të historisë sonë ose të votojmë për faqen e zezë të Shqipërisë kundër SHBA dhe BE, dhe që vendi të damkoset pasi refuzoj ndihmën e partnerëve”.
Edi Rama u shpreh i bindur se maxhoranca do të jetë solide në seancën e 21 korrikut, kur tha se votat e shumicës do të jenë bashkë për miratimin e reformës në drejtësi.
Edi Rama:
“Aleanca për Shqipërinë Europiane do të votojë në bllok për çlirimin e drejtësisë. O do të votojmë për t’u ulur mes vendeve të Perëndimit, ose do të votojmë kundër SHBA dhe BE. Aleanca për Shqipërinë Europiane do të votojë për të parën. O do të votojmë me konsensus të gjithë së bashku për të ardhmen, ose të dalim mbrojtës të errësirës. Çdo karton i kuq është ndalim i vullnetit të popullit për t’u dhënë fund maskaradave në sallat e gjykatave tona”.
Kërkesat e opozitës janë të papranueshme tha Rama, ndërsa nuk nguroi të komentojë dhe çështjen e “trafikimit” të votave të deputetëve të opozitës.
Edi Rama:
“Ftoj Lulzim Bashën që të sillet si lider. Nuk mund t'ia plotësojmë dot kërkesën për tu bashkuar në një front kundër SHBA-së. Vija e kuqe është vija mbrojtëse për Shqipërinë e shqiptarët, e cila garanton fshesën mbi të korruptuarit në sistemin e drejtësisë. PD ka fituar në këtë proces të gjatë, të gjithë atë që i takon dhe sinqerisht e komplimentoj Lulzim Bashën për rezultatet që janë arrtitur, por PD s'mund të kërkojë e s'mund të marrë atë që nuk i takon. Ndërsa kërcënimet, shantazhet, presionet dhe bllofet me djegie mandatesh, baltosje të individëve që mund të shkëputen nga blloku antieuropian dhe antiamerikan kundër reformës në drejtësi janë shprehje alarmante të kulturës diktatoriale të linçimit të armikut të brendshëm që bashkëpunojnë me agjenturata e huaja kundër partisë së tyre”.

Article Logic
Execution time: 0.0042929649353027