INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama mbaron pushimet, e kthen vëmendjen nga Tirana

Rama mbaron pushimet, e kthen vëmendjen nga Tirana

Publikuar më: 16:05 20-08-2016

“Mirupafshim Jon po kthehemi në Tiranë…”, më këto fjalë drejtuar detit  i ka mbyllur pushimet e kësaj vere kryeministri Edi Rama. Shefi i qeverisë ka lënë sot Dhërmiun ku po pushonte në vilën qeveritare sëbashku me familjen e tij, bashkëshorten Linda dhe djalin e vogël Zaho.

Para udhëtimit drejt Tiranës së zhurmshme, ai ka zgjedhur të përshëndetet edhe njëherë me detin.

Kabineti qeveritar rikthehet në punë në 23 gusht, ditë kur është përcaktuar të zhvillohet mbledhja pas pushimeve që iu dhanë Ministrave dhe stafeve të tyre.

Anëtarëve të qeverisë iu janë lënë 19 ditë leje për të pushuar dhe në këtë datë u është njoftuar se do të mbahet edhe mbledhja e një sezoni të ri të qeverisë, që mund të thuhet se ka hyrë në vitin e fundit të mandatit të saj.

Që nga 4 gushti, ku është zhvilluar mbledhja e fundit, Ministrat i janë dorëzuar ditëve të qeta, të cilat duket se kryesisht i kanë gjetur në Shqipëri.

Article Logic
Execution time: 0.0036001205444336