Edi Rama ka mbështetur të gjitha koncesionet e dhëna në sistemin shëndetësor në vend, si e vetmja rrugë për modernizimin e këtij sistemi në shërbim të qytetarëve. Duke hedhur poshtë akuzat e ngritura në këtë drejtim Rama sqaroi se koncesionet nuk do të kenë asnjë kosto për xhepin e qytetarëve.
Kryeministri lajmëroi edhe përdorimin e recetës elektronike në të gjithë vendin duke nisur nga pranvera e këtij viti.
Për numrin një të ekzekutivit reformat e ndërmarra nga qeveria e tij po japin rezultatet e para pozitive, në shërbim të qytetarëve.