Vetëm pak ditë para nisjes së fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ka zhvilluar një takim me deputetët dhe drejtuesit e PS-së në qarqe. Në këtë mbledhje kanë qënë 30 socialistë, ministra, deputetë dhe drejtues politikë qarqesh, të cilët kanë biseduar me kryeministrin për strategjinë elektorale dhe fushatën që do të nisi më 1 qershor raporton shqiptarja.com.
Mbledhja ka nisur në orën 19:00 në zonën e ish-Bllokut tek 'Vila 31' apo siç njihet ndryshe si ish-vila e Enver Hoxhës. Ndërkohë Report tv ka mësuar se në takim është folur për strategjinë elektorale, nga spotet deri tek kalendari i aktiviteteve.