Është hera e parë që Rama thërret ministrat në një takim të shpejtë e të palajmëruar para nisjes së seancës kuvendore. Madje mund të konsiderohet si i pazakontë, pasi s’ka ndodhur kurrë më parë.
Arsyet nuk janë dhënë zyrtarisht po ajo që dihet me siguri është fakti se në parlament sot parashikohen debate të forta mes palëve politike, pasi do diskutohet një nga ligjet më të rëndësishme ajo për Strukturën e posaçme Antikorrupsion dhe pritet e votimi.
Një ditë më parë opozita përmes kreut të saj Bashës garantoi se do ta votojë këtë ligj.