INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama mbledh qeverinë në Dibër: Nesër prezantohet projekti për “Rrugën e Arbrit

Rama mbledh qeverinë në Dibër: Nesër prezantohet projekti për “Rrugën e Arbrit" [VIDEO]

Publikuar më: 19:02 10-11-2017

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Dibër ku u mbajt mbledhja e Këshillit të Ministrave, nga ku tha se nesër do të prezantohet projekti për Rrugën e Arbrit. Në një një konferencë për mediat kryeministri konfirmoi se Dibra do të jetë mundësi e madhe për zhvillimin ekonomik.

 “Kemi marrë  disa vendime, më i rëndësishmi është: Nxitja e turizmit, dhe është domosdoshmëri që në vendin tonë të kemi infrastrukturë me 4-5 yje,” tha Rama.

Gjithashtu kryeministri shtoi se nesër do të bëhet prezantimi i projektit final të rrugës së Arbrit.

“Nesër prezantojmë projektin përfundimtar të rrugës së Arbrit, tani që është përzgjedhur dhe kompania, jemi në përfundim të kontratës dhe mosndërprerjen deri në fund të punimeve, për këtë rrugë që për 27 vite nuk u kujtua njeri. Ky është një zotim madhor për një aks që nuk i takon thjesht Dibrës. Patjetër që me ndërtimin e tij, Dibra bëhet de facto pjesë e metropolit, dhe krijohet një mundësi e madhe për zhvillimin ekonomi, social, dhe një integrim të plotë të bashkësive me qendër Tiranën, por me shtrirje drejt Durrësit dhe Dibrës. Por është edhe një aks jashtëzakonisht i rëndësishëm kombëtar, për të lidhur pjesën me jashtë kufirit”, u shpreh kreu i qeverisë.

Article Logic
Execution time: 0.0033340454101562