INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama mbledh qeverinë në Vlorë

Rama mbledh qeverinë në Vlorë

Publikuar më: 15:46 13-10-2017

Edi Rama ka mbajtur mbledhjen e parë jashtë Tirane, ashtu siç u zotuat se mbledhjet e kabinetit qeveritar do të mbahen çdo muaj në një qark të ndryshëm. E natyrshme zgjedhja e tij, qarku i Vlorës, aty ku ai ka marrë dhe mandatin e deputetit. Në një dalje për mediat kryeministri ram,a ka zbardhur gjithë agjendën e takimeve që do të mbajë në qytetin bregdetar. 

Edi Rama:
“Në çdo muaj qeveria do të zbresë në një territor për të qenë pranë njerëzve dhe jo thjesht për të bërë mbledhjen e saj të radhës, edhe me një tematikë specifike për qarkun përkatës. Por për të ndarë me njerëzit me përfaqësuesit e grupeve të interesit për të diskutuar me drejtues dhe administrator lidhur me ecurinë e punëve tona të përbashkëta. Kemi miratuar edhe një tjetër proces që i detyron çdo muaj anëtarët e kabinetit qeveritar dhe ekipet e tyre që të vizitojnë dhe të shohin nga afër punët e sektorit të tyre në një qark të Shqipërisë.

Article Logic
Execution time: 0.0035891532897949