Pas arritjes së marrëveshjes dy ditë më parë me kryeopozitarin Lulzim Basha, ku u vendos që zgjedhjet e përgjithshme të mbahen më 25 qershor, dhe kur e ndajnë pak ditë nga hapja zyrtare e fushatës zgjedhore, kryeministri i vendit Edi Rama bëhet gati të ndezë motorët e saj.
Kryeministri ka nisur sot rreth orës 19:00 në një takim urgjent të gjithë deputetët e PS si dhe kandidatët për deputetë, për të diskutuar pikërisht për fushatën zgjedhore. Bëhet fjalë fjalë për një mbledhje shumë të rëndësishme, kur pritet që Rama t’ju komunikojë edhe objektivin e këtyre zgjedhjeve siç janë 71 mandatet.
NJOFTIMI
Kryeministri Rama së bashku me kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste kanë vendosur të mbajnë një mbledhje urgjente me të gjithë deputetët e GPS dhe me kandidatet për deputetë në garën e zgjedhjeve për Kuvend 2017.
Mbledhja e cila do të mbahet në ambjentet e Xibrakut në Tiranë, nesër, ditën e shtunë 20 maj, ora 19:00, është një mbledhje me shumë rëndësi për organizimin e fushatës dhe koordinimin e saj në të gjithë territorin, prandaj jeni të lutur për të qenë të pranishëm.