INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama mbyll fushatën në Tiranë, ironizon rivalët: Sulmojnë reformat se humbën pushtetin

Rama mbyll fushatën në Tiranë, ironizon rivalët: Sulmojnë reformat se humbën pushtetin

Publikuar më: 20:13 22-06-2017

Partia Socialiste përmbylli mbrëmjen e sotme në kryeqytet fushatën elektorale.

Në luftë me zërin, kryeministri Edi Rama në mitingun në sheshin “Nënë Tereza”  mori në mbrojtje policinë e shtetit dhe arrritjet përgjatë këtyre katër viteve.

 “Ju kërkon ndjesë për zërin, do mundohem të drejtoj disa fjalë duke u kujtuar se 4 vjet më parë kemi qënë këtu në këtë shesh kur morëm mandatin dhe pastaj shkuam të marrim detyrën 44 muaj më parë, gjetëm përpara një mal të fshehur me borxhe. 4 vite më parë në spitalet e Shqipërisë nuk kishte ilaçe, batanije, çarçafë dhe kishte vetëm njerëz të dëshpëruar që vinin vërdallë me receta në duar. Po Tirana si ishte 4 vite më parë? Ishte pis, ishte rrëmujë, ishte plot gropa dhe kudo mund të dëgjoje po të vijë pak veshin, një gërhimë të gjumit të zhegut që vazhdonte ditën e natën, në çdo kohë. Ishte Shqipëria ku njerëzit dilnin në protesta dhe nuk e dinin nëse do të ktheheshin apo jo në shtëpi”,- tha ai

“Po Shqipëria që kemi sot, si është krahasuar me 4 vite më parë? Shqipëria që kemi sot, nuk është Shqipëria që duam, ndaj jemi sot në këtë betejë, se Shqipërinë që kishim e lamë pas, dhe Shqipërinë që duam, jemi të vetmit që mund ta ndërtojmë. Policia e Shtetit, bashkë me gjykatat e Prokurorinë, sot është institucioni më i besueshëm falë Saimir Tahirit. Dhe më pas falë Fatmir Xhafajt. Dy herët që treguan se PS nuk është një njeri, por një skuadër fituesish. Shifrat e kriminalitetiti thonë se në këto 44 muaj, Shqipëria ka numrin më të ulët mesatar të vrasjeve dhe plagosjeve në këto 27 vite”,- tha Rama.

Rama vlerësoi reformat e qeverisë së tij, duke u ndalur më shumë te reforma në Arsim. Rama tha se ata që janë kundër reformës në arsim, kanë humbur pushtetin.

 “Për të gjithë ata që këndojnë këngën e kukuvajkave të mjerimit, lajmi që s’kam dashur kurrë të dëgjoj dhe që unë e përsëris është se Shqipëria ka më shumë biznese se 44 muaj më parë. Thirrini pak memories suaj. Dhe që i kanë ndjekur fushatat nga viti 1992. Çfarë ju kujtohet nga çdo fushatë.

Ju kujtohet se të gjitha partitë, në çdo fushatë për qeverinë, për bashkinë vijnë përpara jush dhe thonë: Kush e kush më shumë do t’i çojë taksat në tokë dhe shpenzimet në hava. Si ka mundësi që kjo recete nuk funksionoi kurrë. Si ka mundësi që e përsërisin të njëjtën recetë. Është ajo mundësi që ne socialistët e dimë dhe nuk mund ta neglizhojmë. Nuk ka ulje taksash dhe zhvillimesh.

Ata që janë kundër reformës në arsim, ka humbur pushtetin mbi shpirtrat e të rinjve. Ata nuk munden dot t’i sundojnë shpirtrat e të rinjve duke u dhënë kopjen provimeve. Dhe sot asnjë djalë politikani as një vajzë biznesmeni, nuk e parakalon dot vajzën e një fermeri në Dajt nëse i kanë pikët njësoj.

I keni dëgjuar kur thonë do ta përmbysim reformën në arsim, sepse është një reformë që favorizon privatët. I thonë partitë që mbanin në këmbë llamarinat”, tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0039880275726318