INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Me 21 Korrik votojmë reformën me 94 vota, sulmon ashpër opozitën

Rama: Me 21 Korrik votojmë reformën me 94 vota, sulmon ashpër opozitën

Publikuar më: 19:16 18-07-2016

Jam i bindur që në 21 korrik do të jenë 94 vota për të bërë mirë. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në një prononcim publik rreth një orë pasi përfundoi takimi mes tre liderëve politik, i bindur se të enjten do të votohet reforma në drejtësi. Për shefin e qeverisë shqiptare votimi i reformës në drejtësi është rruga e vetme për politikën shqiptare ndërsa deklaroi:

 "Në 21 korrik luhet fati i shqipërisë dhe unë do ta mbyll duke ju thënë në sy të gjithë deputetëve të PD që të luash fatin e Shqipërisë vetëm për fatin e mandatit tënd ka vetëm një emër që do e them ditën e enjte. Unë personalisht me grupin tim parlamentar do të shkoj në parlamet jo për fatin e mandatit tim por për fatin e Shqipërisë. Por jam i bindur që kjo reformë ka vetëm një rrugë dhe rruga e vetme eshte miratimi reformës. Çdo zgjedhje tjetër ëhstë ikje me bisht në shalë të çdo njeriu që merret me politike. Jam i bindur që në 21 korrik do të jenë 94 vota për të bërë mirë".

E nëse mazhoranca e majtë nuk do të mund që të miratojë me 2/3 ndryshimet kushtetuese, shefi i qeverisë shqiptare deklaroi se ky do të ishte një dështim i madh për politikën shqiptare.

Edi Rama: "Por nëse refoma në drejtësi dështon ditëm e enjte ajo nuk është një reformë apo paketë ligjesh e lehtë që të rifutet në paketën e parlamentit dhe mbi të gjitha do jetë një dështim i madh për të gjithë popullin shqiptar dhe frytet do të vonojnë për shumë vite me radhë".

Kryeministri Rama foli dhe për vetingun nga ndërkombëtarët. Numri një i qeverisë dha dhe arësyet se përse është i domosdoshëm që ky proçes të realizohet nga partnerët tanë ndërkomvëtarë.

Edi Rama: " Pse se bëjmë ne dot skanimim? E para po ta bënim do e kishim bërë me kohë. E dyta është ky sistem i ushqyer me gjakun e këtij populli, është ushqyer një monstër që nuk i bëjmë dot ballë vetë, por vetëm duke patur në krahun tonë partnerët tanë ndërkombëtarë. Është e hatashme të mendosh se si një parti politike mund ti kundërvihet një operacioni të partnerëve ndërkombëtar i cili do të bëjë vetëm skanimin e atyre gjykatësve dhe prokurorëve. Ne jemi të bindur që vetëm ky bashkëpunim dhe vetëm kjo mbështetje mund të na çojë drejt qëllimit që kemi, përndryshe e gjithë reforma do të bie".

Duke e konsideruar të papranueshmë qëndrimin e partisë demokratike ndaj partnerëve tanë ndërkombëtar Kryeministri Edi Rama deklaroi:

"Kushti që PD të ketë zgjidhje dhe jo zgjedhje për refomën në drejtësi. Ne do të pranojmë çdo propozim të PD që do të pranohet nga ndërkombëtarët. Është e papranueshme që një parti që lindi nga barku i revolucionit demokrat sot ti bëhet mur SHBA-së dhe BE-së në emër të sovranitetit. Nuk janë asgjë tjetër veçse mburojë në një betejë që zhvillohet me deklarata,në media. Në fakt është beteja më e eger që i është hapur komunitetit ndërkombëtar. Beteja për të mrbojtur bandën e të korruptuarve në sistemin e drejtësisë. Unë jam besimplotë që me 21 korrik do të kalojmë rëformën në drjetësi, me konsensus apo pa konsensus ndryshimet kushetuese me 2 të 3 e kuvendit. Konsensus i vetëm nuk janë 110% e votave".

Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824