INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama me gazetarët për marrëdhënien me Metën, qeveria do dekretohet[VIDEO]

Publikuar më: 14:25 29-08-2017

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur disa gazetarë në Llogara ku dhe po zhvillon takime informale me ministrat e kabinetit të ri. Ai u është përgjigjur disa pyetjeve ku spikat ajo që lidhet më dekretetimin e qeverisë nga Presidentit Meta, pasi ky i fundit ka paralajmëruar në fushatën e qershorit se nuk do ta firmosë. Po Rama nuk mendon kështu madje e ka justifikuar.
“Gjithëkush gabon, jemi njerëz jo robotë. Natyrisht që ka lloj lloj nivelesh të gabimeve që mund të kenë lloj lloj kostosh, por nga pikëpamja e mënyrës se si do të zhvillohet kjo marrëdhënie unë nuk shoh shqetësime. Nuk shoh një potencial aq autodestruktiv si ai që u shfaq në fushatë”, ka thënë Rama për Metën.

Ai foli dhe për shkrirjet e ministrive që drejtoheshin nga LSI.
“Nuk kemi shkrirë ministritë e drejtuara nga LSI, nuk ka lidhje kjo. Kemi shkrirë edhe atë të Financave me atë të Ekonomisë, që nuk drejtoheshin nga LSI, shtoi kryeministri.

Po nëse do të ketë takime me opozitarin Basha, ai ka dhënë përgjigje optimiste madje nuk ka lëvizur nga opinioni i tij edhe pse me shaka se kreu i PD është çun i mirë.

“Nuk besoj se do të jetë takim i përjavshëm (me Bashën), por do të ketë takime ndoshta një herë në dy apo tre muaj për diskutimin e çështjeve. Unë mendoj se kjo është tërësisht e mundur”, ka thënë Rama, referuar edhe marrëveshjes parazgjedhore me PD,” u përgjigj Rama.

Shumë figura të PS në që kanë korrur dhe sukese në zgjedhjet  e fundit nuk ishin pjesë e kabinetit qeveritar dhe për këtë Rama tha se qeveria nuk është si kombëtarja, se dhe partia ka nevojë për drejtues të zotë.

Article Logic
Execution time: 0.0036001205444336