INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama me mësuesit: 'Larg politikën nga shkolla, s’ka rritje pagash për mësuesit'

Rama me mësuesit: 'Larg politikën nga shkolla, s’ka rritje pagash për mësuesit'

Publikuar më: 12:56 03-09-2018

Libra falas për të gjithë sistemin arsimor të detyrueshëm në fund të këtij mandati qeverisës. Ky është premtimi i guximshëm i Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me mësues, dy javë përpara fillimit të vitit të ri shkollor.
"Ambicia jonë është që i gjithë arsimi i detyrueshëm të mbulohet me libra shkollor falas. Deri në fund të këtij mandati, çka do të kursejë miliona lek nga familjet shqiptare" u shpreh Rama.

Ndërkohë Kryeministri u ndal edhe tek reformat në sistemin arsimor, të cilat sipas tij po bëjnë të mundur nxjerrjen e politikës nga shkollat.

"Sot ne jemi dëshmitarë që në arsim po punësohen më shumë të aftë, nëpërmjet përzgjedhjes që po aplikojmë. Drejtoritë Arsimore Rajonale do t’i nënshtrohen një reformimi të thellë, për të nxjerrë politikën jashtë sistemit arsimor shqiptar" theksoi Rama.

Por ndërsa për familjet që kanë fëmijë nga klasa e parë në të katërtën qeveria ka menduar tju lehtësojë barrën financiare, duke ju dhënë librat falas, për mësuesit duket se nuk ka lajme të mira në horizont. Kryeministri thotë se nuk janë mundësitë që të ketë rritje rrogash për ta.

"Edhe pse rrogat janë rritur por e di qe rrogat tuaja kanë nevojë që të rriten. Por çdo hap sipas mundësive të reja dhe shpresoj që së shpejti të kemi mundësi të reja dhe enë këtë aspekt" u shpreh Edi Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0022921562194824