INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama me rastin e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, jep mesazhin për një Shqipëri të bashkuar

Rama me rastin e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, jep mesazhin për një Shqipëri të bashkuar

Publikuar më: 12:28 10-06-2018

Kryeministri i Shqipërisë përkujton 140 vjetorin e themelimit të Lidhjes së Prizrenit me një status në Facebook.

Në këtë ditë të veçantë Rama ka kujtuar dhe mesazhin e Lidhjes së Prizrenit, një Shqipëri të bashkuar.

Statusi i plotë:

Sot përkujtojmë 140 vjetorin e themelimit të Lidhjes shqiptare të Prizrenit, mesazhi i së cilës kumbon i thjeshtë por domethënës, dje, sot e përgjithmonë: asnjëherë virtuti dhe aq më pak fati e kanë braktisur një Shqipëri të përbashkuar.

Kjo ditë na kujton gjithashtu se po i afrohemi fundit të gjysmës së parë të Vitit të Skënderbeut, arritjet pa zhurmë dhe eventet unike të të cilit po zhvillohen anembanë kombit shqiptar në trojet e tij stërgjyshore dhe në diasporë. Ju uroj një të dielë të qetë në meditim të mesazheve madhore të tij dhe një kredhje në informacionin e bollshëm multimedial të faqes në internet të Vitit tonë mbarëkombëtar.

Article Logic
Execution time: 0.0039877891540527