INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama me rektorët dhe dekanët: Mos u fshihni, të shkarkohet Bordi Adminstrimit, çfarë keni bërë…

Rama me rektorët dhe dekanët: Mos u fshihni, të shkarkohet Bordi Adminstrimit, çfarë keni bërë…

Publikuar më: 17:38 13-12-2018

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me rektorët dhe dekanët e universiteteve në vend. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se ndoshta duket rishikuar autonomia që i është dhënë universiteteve nga ligji i ri i arsimit. Rama kërkoi që të shkarkohet Bordi i Administrimit dhe të zëvendësohet me persona publikë. Ai fajëson rektorët dhe dekanët që nuk kanë informuar studentët për tarifat.

“Tarifat për provimet e mbartura e kërkuat ju.Universitetet nuk informuar studentet për tarifat. Nuk mund ta mohoni ju e propozuat. Vendimi për tarifat është marrë në maj. Studentët nuk e dinë. Nuk kam ardhur të shkarkoj tek ju përgjegjësit e qeverisë. Me siguri do të sihhni që kjo protestë lidhet me ju, nuk flas për personat por për universitete.

Tarifat janë përgjegjësi e universiteteve, për ti propozuar dhe përgjegjësi e qeverisë për ti pranuar. Si ka mundësi që studentët sot nuk e dinë se cfarë janë tarifat, nuk e dinë se cila është kostoja, cfarë ju kushton që senati të funksionojë me fuqi të plotë.

Ligji për arsimin e lartë e thotë që i takon senatit jo vetëm të ketë dijeni por edhe vendimmarrje. Ligji i ri për arsimin e lartë i ka dhënë hapsirë autonomisë së universiteteve.

Më falni por duhet ta shohim autonominë e universiteve mbase ka qënë e nxituar. Bordi i administrimit duhet të shkarkohet i gjithë dhe të zëvendsëohen me persona me profile publike. Rektori i UT është një person i arratisur një person i pavetëdijshëm që ka bllokuar disa dekanate, për tendera. Rektori nuk ka kuptuar Ligjin për Arsimin e Lartë. Hera e parë që një protestë studentësh refuzon zgjidhjen.

A nuk e meritojnë ata një reflektim? Disa pedagogë janë fshehur, disa këanqen, policia nuk ka proceduar askënd. Ky process nuk përjashton trupën pedagogjike, si mundem unë që të bëj gabimin fatal dhe ti përgjigem këtij ultimatum me po apo jo, djalli është në detaje, cdo pikë nuk ka një po apo jo por ka nevojë për një Si. Keni tre vjet me autonomi ckeni bërë? Ka më shumë doktora e profesora sesa studentët jashtë” u shpreh Rama.

Ai u kërkoi dekanëve dhe rektorëve të marrin përgjegjësi.

“Nuk jam unë që duhet t'ju them sa përgjegësi keni duhet të jeni ju që duhet të nxirrni përgjegjësinë tuaj.Mos u fshihni”

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387