INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: “Media nuk mund të më bojkotojë, pasi unë jam ushqimi i saj”

Rama: “Media nuk mund të më bojkotojë, pasi unë jam ushqimi i saj”

Publikuar më: 20:06 27-10-2017

Pas çështjes “Tahiri” një nga ngjarjet më të rëndësishme në vend ishte edhe incidenti i kryeministrit Rama, i cili ofendoi gazetarët dhe mediet.

Rama është ftuar për herë të parë në një studio televizive te “Zonë e Lirë” dhe sigurisht nuk mund të mos mungonte pyetja e moderatorit Arian Çani rreth asaj deklarate të tij.

Pyetjes nëse i frikësohet bojkotimit të medieve, Rama iu përgjigj shumë në mënyrë të drejtpërdrejtë por sërish ka shumë vend për komente.

“Media nuk mund të më bojkotojë, pasi unë jam ushqimi i saj dhe ajo ka nevojë të ushqehet”,-tha ai. Rama tha gjithashtu se media nuk mund të jetë një nga faktorët kryesorë të krijimit të mjegullës, por ajo që luan rolin kryesor në shpërndarjen e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0037069320678711