INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama merr garanci, Italia do na mbështesë në BE

Rama merr garanci, Italia do na mbështesë në BE

Publikuar më: 15:44 11-10-2017

Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në Itali, me ftesë të homologut të tij italian, Paolo Gentiloni ka folur në lidhje me antarësimin e vendit tonë në BE. Kryeministri italian i dha Ramës mbështetje të plotë në lidhje me Shqipërinë si pjesë e Be pasi nga dhjetori do të rinisë hapja e negociatave. Ai i ka siguar se do të punojnë dhe për rritjen e investimeve italiane në Shqipëri. “Duke filluar nga dhjetori i këtij viti dhe përgjatë gjithë vitit 2018, Bashkimi Europian do të marrë në diskutim çështjen e pranimit të Shqipërisë në BE. Kam besim se jo vetëm Italia por dhe liderët e tjerë europian do të mbështesin pranimin e Shqipërisë në BE”, deklaroi Gentiloni.
Ndërsa Rama falënderoi Italinë për mbështetjen e pakufizuar që ka dhënë për Shqipërinë në rrugën e tranzicionit dhe i tha se biznesmenët italianë tani do kënë më shumë lehtësira në Shqipëri. “Reformat e ndërmarra nga qeveria kanë dhënë rezultat dhe kemi krijuar një klimë të favorshme për biznesin. Biznesi italian do gjejë në Shqipëri lehtësira fiskale të cilat stimulojnë zhvillimin e biznesit”, tha Rama.

Kjo është vizita e parë e Ramës në Itali, pas marrjes së mandatit të dytë në krye të qeverisë shqiptare. Rama është pritur me nderimet më të larta nga autoritetet italiane. Pas kryeministrit italian, Rama do të takohet edhe me Presidentin e Senatit Pietro Grasso.

Article Logic
Execution time: 0.0027580261230469