INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama merr vendimin e papritur, tërheq kandidatin e PS në Kavajë

Rama merr vendimin e papritur, tërheq kandidatin e PS në Kavajë

Publikuar më: 17:03 05-05-2017

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për median në lidhje me krizën politike në vend dhe ka dhënë një vendim të papritur. Rama ka tërhequr kandidatin e PS për bashkinë e Kavajës dhe është shprehur se do bëjë gjithçka që PD-ja të hyjë në zgjedhje.
"Kavaja nuk do bëhet sheshi për një përshesh të neveritshëm që PD po gatuan për turpin e saj më të madh. Turpi le t’i mbetet PD. I kam sugjeruar kandidatit tonë të tërhiqet nga gara e të dielës dhe do i kërkoj edhe kandidatit tjetër shumë miqësisht. Vjen një moment për të luajtur garën por ky moment nuk është Kavaja deri në 7 maj unë do përqëndrohem të bind PD-në të bëhet pjesë e zgjedhjeve", tha Rama.
Më shumë nga fjala e kryeministrit:
“Dua të jem i sinqertë me ju, ka një plan për destabilitet të këtij vendi që çadra është ngritur për ta vënë në jetë këtë plan, këto nuk janë me hamendje janë fakt por Shqipëria nuk do destabilizohet nga ky plan, do e çojmë në dështimin e plotë, këtë ua siguroj të gjithëve.
Sfida jonë nuk është 7 maji i Kavajës, sfida jonë është të shkojmë deri në 18 qershor duke bërë çmos që Shqipërisë mos i hyjë gjemb në këmbë dhe asnjë shqiptar të mos cënohet.
Sfida jonë është që mandatin tjetër për të qeverisur Shqipërinë ta marrim për të treguar që Shqipëria nuk është vetëm e socialistëve por edhe e demokratëve, është atdheu i këtij vendi me shtet mirëqenie e punë, ndaj provokimit të të tmerruarve nga drejtësia që po vjen dhe zgjedhjet që janë në prag ne nuk duhet dhe nuk do i përgjigjemi flakë për flakë.
Kavaja nuk do bëhet sheshi për një përshesh të neveritshëm që PD po gatuan për turpin e saj më të madh. Turpi le t’i mbetet PD. I kam sugjeruar kandidatit tonë të tërhiqet nga gara e të dielës dhe do i kërkoj edhe kandidatit tjetër shumë miqësisht. Vjen një moment për të luajtur garën por ky moment nuk është Kavaja deri në 7 maj unë do përqëndrohem të bind PD-në të bëhet pjesë e zgjedhjeve.
Ia kam komunikuar edhe miqve të Shqipërisë, që mos e lemë PD të kthet në në një shkelëse të dhunshme. Të pengosh njerëzit të votojnë është krim i rëndë, dhe nuk duhet dhe nuk do ta lejojmë të kryhet, nuk do e lejojmë ne dhe askush nga vendet e lira ku bëjmë pjesë.

Article Logic
Execution time: 0.0041549205780029