Në momentet e fundit të numërimit të votave, e ku fitorja e socialistëve në zgjedhjet e përgjithshme është e vulosur Edi Rama i ka përcjell një mesazh deputetëve të selisë rozë. Moment historik për PS dhe mbarë vendin e cilëson kryesocialisti fitoren në zgjedhjet e së dielës, ndërsa fton të gjithë të bëhen pjesë e festës së fitores në sheshin Skëndërbej.
MESAZHI I RAMES
“Ia dolëm! Ia dolëm aty ku askush përveç nesh nuk e besonte se do ia dilnim! Shqiptarët na kanë bërë nderin më të madh që mund t’i bëhet njerëzve që kërkojnë votën e popullit për të mishëruar aspiratat, ëndrrat dhe shpresat e tyre! Kjo fitore është përgjegjësia më e rëndë që mund të merrnim mbi shpatullat tona.
Ka fituar Shqipëria që kërkon shtet, punë, mirëqenie kundër partive që kërkojnë tepsinë e pushtetit në kurriz të popullit e në dëm të shtetit! Një bravo e madhe të gjithëve ju dhe gjithë njerëzve që u angazhuan në vijën e parë të betejës për Shqipërinë që duam✌
Sot në orën 18:30 në sheshin Skënderbej, për përqafimin e këtij momenti historik, me të gjithë ata që duan dhe mund të na bashkohen nga Tirana e nga çdo qark? Rroftë Partia Socialiste e Shqipërisë?Rroftë Shqipëria ”.