Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh deputetëve socialistë ku shprehet i bindur se timonin do ta ketë Partia Socialiste. Në mesazhin që Rama u ka dërguar deputetëve Rama shkruan:
“ Sipas të gjitha të dhënave timonin do ta kemi. Ju lutem ju lutem ju lutem mobilizim total për çdo votë në numërim dhe qetësi e durim ndaj çdo provokimi! Na duhet proces i pastër dhe i pakontestueshëm. Rroftë Partia Socialiste.
Rroftë çdokush që ka punuar dhe po punon për qëllimin tonë të drejtë. Rroftë çdo njeri i zakonshëm i këtij vendi që na ka besuar dhe mirëkuptim i plotë për këdo nuk na ka votuar. Tani përqendrim maksimal dhe disiplinë shembullore, për ta çuar me nder, deri në numërimin e votës së fundit këtë betejë historike për Shqipërinë që duam”.