Kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira, nuk mori pjesë sot në një aktivitet të kryeministrit Edi Rama në Rrajc për shkak se vetëm pak ditë më parë ajo solli në jetë vajzën e saj të dytë. Kjo u tha dhe nga Kryeministri, ndërsa e shinjetoi Miranda Rirën, e cila është përfaqësuese e LSI-së.
“Jam i keqardhur për mungesën e kryetares së Bashkisë por arsyeja e mungesës është e gëzueshme. I uroj edhe 100 bebes së sapolindur të Mirandës dhe kam besim dhe bindje se do ti krijojmë të gjitha mundësitë Mirandës që të fokusohet më shumë te bebja pas 30 qershorit”, tha Rama.