INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama mesazh Serbisë, Haradinaj: Shqipëria nuk na la vetëm

Rama mesazh Serbisë, Haradinaj: Shqipëria nuk na la vetëm

Publikuar më: 12:57 27-09-2017

Shqipëria e Kosova kanë një projekt të përbashkët për heqjen e çdo barriere mes dy vendeve. Lajmi është konfirmuar në konferencën e përbashkët për shtyp të dy kryeministrave Edi Rama dhe Ramush Haradinaj, në vizitën e tij në Tiranë pas marrjes së drejtimit të qeverisë së Kosovës. Pikat kufitare, ato doganore por dhe një përfaqësi të përbashkët diplomatike janë disa nga vendimet e para që do të merren në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që do të mbahet në Korçë me rastin e 105 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Edi Rama:
Shqipëria e Kosova i kanë mundësitë ti paraprijnë krijimit të zonës ekonomik rajonale. Kemi dakortësuar të mbyllim një proces të mirëorganizuar për bashkimin doganor në portin e Durrësit. Porti i Durrësit nuk është vetëm porti i Shqipërisë zyrtare por dhe i shqiptarëve të Kosovës. Porti duhet të kthehet në një doganë të njësuar të Shqipërisë e Kosovës. Kemi rënë dakord ta finalizojmë në mbledhjen e 27 nëntorit. Ministrat e Financave kanë marrë dakortësinë.
Haradinaj nuk ngurroi të falënderojë publikisht shtetin shqiptar për mbështetjen e vazhdueshme, ndërsa Edi Rama ishte i drejtpërdrejtë kur i përcolli një mesazh Presidendit Serb Aleksandër Vuçiç.
Edi Rama:
“Me rëndësi është që të theksohet se Shqipëria do të mbështes dialogun e Beogradit me Prishtinën, në funksion të gjetjes së një zgjedhje realiste dhe çlirimin e Serbisë nga makthi i së shkuarës, që mban peng Serbinë në radhë të parë, që pengon njohjen e Pavarësie së Kosovës”.
Ramush Haradinaj:
“Kosova ka një rrugë të vështirë të etapave të vetave por çdo herë e ka ndjerë që nuk është vetëm në këto etapa. Në fakt edhe në momentet më të vështira shqiptarët kanë qenë me ne çdo kohë”.
Bashkëbisedimi i dy krerëve të qeverisë ishte mjaft i afërt, ky Haradinaj e cilësoi Edi Ramën vëlla, e ky i fundit zbuloi një tjetër detaj për kreun e qeverisë së Kosovës.
Edi Rama:
Jeni banor i njësisë numër 5 në tiranë ku deputet është pandeli majko. Por për sa kohë jemi dy shtete ne ju presim në këtë palat të rëndësishëm për historinë tonë për të dhënë një sinjal të qartë të respektit dhe njëkohësisht të vlerësimit të madh për mënyrën se si Kosova po zhvillohet si realitet.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039188861846924