INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama – Meta i hapin “derën” PD-së, në tryezë me propozime realiste [VIDEO]

Publikuar më: 11:14 03-03-2017

Në ditën e 14 të protestës së opozitës në bulevardin kryesor të kryeqytetit, Edi Rama e Ilir Meta kanë zhvilluar një takim në vilën 30 në kryeqytet, ku kanë marrë një vendim të rëndësishëm. “Të gatshëm për dialog me opozitën”. Ky ka qënë vendimi i koalicionit të majtë gjatë një takimi që ka zgjatur plot 60 minuta. Në tryezën e koalicionit është vendosur për të dialoguar me opozitën për reformat mbi çështjet kryesore,Reformën në Drejtësi, Vettingun si dhe reformën zgjedhore. Tryeza për kompromis me opozitën mund të zhvillohet brenda dhe jashtë Parlamentit, thotë shumica.
Deklarata e Koalicionit:
“Tryeza javore e koalicionit qeverisës diskutoi sot mbi axhendën e reformave dhe qëndrimin e opozitës parlamentare. Në fokus të takimit ishin Reforma në Drejtësi, procesi i Vettingut, si hap i parë në zbatimin e saj, si edhe Reforma Zgjedhore dhe domosdoshmëria për një proces zgjedhor me besueshmëri të lartë e transparencë të plotë. Koalicioni qeverisës është i gatshëm të dialogojë me opozitën për domosdoshmërinë e çuarjes përpara të këtyre reformave me interes kombëtar e publik, duke mirëpritur edhe çdo propozim konkret dhe realist të opozitës për procesin zgjedhor. Liderët e koalicionit shprehën gatishmërinë për të dialoguar me përfaqësuesit e opozitës në Kuvend apo në çdo tryezë dialogu që është e dëshirueshme për opozitën”.

Article Logic
Execution time: 0.0036079883575439