INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama - Meta mblidhen në Internacionalen Socialiste. Ja ç'u thanë të rinjve të majtë…

Rama - Meta mblidhen në Internacionalen Socialiste. Ja ç'u thanë të rinjve të majtë…

Publikuar më: 11:21 26-02-2016

Mblidhet për herë të parë në Shqipëri Internacionalja e të rinjve të majtë. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin dhe dy liderat e majtë, Edi Rama dhe Ilir Meta. Ata kanë përshëndetur me këto fjalë:

Rama: Dua të filloj me një citim të një aktivisti amerikan i cili tha: “Ai që mendon se është i vogël për të bërë një dallim asnjëherë nuk është pickuar nga një mushkonjë”. Unë vërtet besoj se kushdo mund të bëjë një diferencë pavarësisht nga përmasa dhe vendi ku ndodhet, por është e sigurt se politika është mjeti më i mirë për të sjellë diferencat dhe për të bashkuar forcat. Unë besoj se organizatat rinore janë jetësore përsa i përket politikës dhe për përpjekjet e çdo komuniteti, që shoqëria të ndryshojë.

Ilir Meta: Kongresi në Tiranë ka qenë ëndrra ime 23 vjet më parë dhe sot është një ëndërr, që bëhet realitet. Jeni një komunitet me të rinjë, që punoni për drejtësinë sociale. Këto parime kërcënohen nga sfidat, që refuzohen nga injoranca dhe kjo gjë është në një rrezik të madh. Disa vende përballen me këto sfida.
Kongresi i Internacionales të të Rinjve Socialistë, që do të zgjatë katër ditë ka një temë qëndrore, ku do të përqëndrohen edhe diskutimet, “Ndërtojmë paqen, të ndryshojmë sistemin”. Në këtë kongres marrin pjesë mbi 81 organizata rinore të majta nga 55 vende të ndryshme të botës dhe mbi 230 delegatë.

Article Logic
Execution time: 0.003756046295166