INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama mohon të ketë dhënë para për foton me Obamën. Reagon Basha

Rama mohon të ketë dhënë para për foton me Obamën. Reagon Basha

Publikuar më: 14:30 01-07-2016

Kryeministrit Rama ka reaguar një ditë pas publikimit të lajmit në mediat amerikane dhe ato shqiptare për fotografinë me presidentin amerikan Barack Obama, për të cilën thuhet se janë paguar 80 mijë dollarë përmes shqiptaro-amerikanit Bilal Shehu. Ai ka mohuar këtë lajm duke e konsideruar manipulim mediatik dhe propagandë balte të gjithë atë që thuhet rreth fotos së vitit 2012.
Në një deklaratë të shpërndarë nga zyra e kryeministrit mes të tjerash thuhet ai as nuk ka marrë pjesë në ndonjë organizim elektoral të Presidentit Obama dhe as nuk ka kryer ndonjë pagesë, për të marre pjesë në një organizim të kësaj natyre.
Në deklaratë argumentohet se ligji amerikan ndalon përfshirjen e çfarëdolloji të shtetasve të huaj në fushatë në Shtetet e Bashkuara. Sipas zyrës së Ramës, Bilal Shehu, që sot po gjykohet në SHBA për çështjen në fjalë është pjesëtar i komunitetit shqiptar në New York dhe është takuar me delegacionin shqiptar në SHBA në vitin 2012, por në mënyrë kategorike nuk ka patur asnjë lloj veprimi financiar nga ana e Edi Ramës për të realizuar fotografinë e takimit me Presidentin Obama.
Ndërkohë që duke përfituar edhe nga ky rast, kryeministri i bën thirrje edhe njëherë Lulëzim Bashës të fokusohet tek reforma në drejtësi.
Sipas zyrës së kryeministrit, Edi Rama nuk ka frikë nga drejtësia, nuk ka frikë nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit të drejtësisë, nuk ka frikë nga pavarësia e anëtarëve, që do të bëjnë vetingun e gjykatësve e prokuroreve, po Lulzim Basha me Sali Berishën pse i tremben faktit që ata që do të gjykojnë prokurorët dhe gjykatësit, do të përzgjidhen nga SHBA e BE?!
Po menjëherë ka shpërndarë një deklaratë dhe opozita. Sipas asaj që shkruhet Kreu i PD, Basha i kujtoi Ramës sërisht 80 mijë dollarët duke thënë se ato janë të paligjshme dhe të përdorura për një foto, që bota e tregon me gisht.
“Pafajësia jote është si e Rroshit, Frrokut, Bushit me kompani. Atë do të kesh rastin së shpejti ta sqarosh. Ai që refuzon standartin e Venecias ka frikë nga drejtësia e pavarur”, shkruhet në deklaratën e PD.

Article Logic
Execution time: 0.0017509460449219