Rama gjithashtu nuk harroi të cekë në fund edhe punën e madhe të bërë nga Partia Socialiste gjatë këtyre 3 viteve e gjysëm si dhe nevojën e 71 mandateve për të vazhduar përpara.
“Në fund por jo nga rëndësia me këtë marrëveshje PS ka treguar se është fuqia më e madhe e reformimit të vendit. Do të shkojmë drejt 25 qershorit me ambicien për të bërë shumë e më shumë sesa kemi bërë në këto 3 vjet e gjysëm. Na duhen të paktën 71 mandate për të vazhduar përpara duke e mbajtur ne timonin e reformave shtetbërëse në rrugën e re që kemi nisur për Shqipërinë.
Do të luftojmë për ta cuar ekononime dhe punësimin në nivele të panjohura më parë. Kam shumë besim që do të bëjmë për Shqipërinë atë që para tre vitesh e gjysëm quhej e pamundur. Do ta bëjmë Shqipërinë me shtet, me punë dhe mirëqënie për të gjithë fëmijët e këtij vendi”, u shpreh Rama.