INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama, ndjej dhembjen e Vucic për pavarësinë e Kosovës[VIDEO]

Publikuar më: 14:22 15-08-2017

Kryeministri Edi Rama ka folur një intervistë për gazetën serbe ‘Blic’ për Kosovën dhe vendimet e Presidentit Vucic për çështjen e njohjes së Pavërësisë. Ai fillimisht ka deklaruar se e ndien dhimbjen e Presidentit Vucic për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
 
“E ndjej dhembjen dhe vendosmërinë e Vucic për të zgjidhur problemin e Kosovës. Iniciativa e Vucic për nisjen e dialogut të brendshëm për Kosovën është një akt i lidershipit me të cilin ai shpalosi një vizion kurajoz për të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë.Kam respekt për iniciativën e tij që të ballafaqohet me të kaluarën në mënyrë frontale dhe jokonvencionale” u shpreh ai.
I pyetur se cila është zgjidhja më e mirë sipas Ramës për Kosovën? Ai përgjigjet: “Njohja e plotë e Republikës së Kosovës nga Serbia! Por, e di se kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Prandaj, aktualisht zgjidhja është që të punojmë fuqishëm së bashku”.
Kryeministri foli edhe për deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë Dacic për ndarjen e Kosovës dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe, duke thënë se zhurma rreth deklaratës për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën ishte një konkluzion trivial, e jo një plan, kërcënim apo dëshirë. Por, nëse mbyllet horizonti i integrimit të rajonit tonë në BE nuk është e vështirë të parashikohet rizgjimi i fantazmave nga e kaluara.
Ndërsa përsa i përket raporteve mes Shqipërisë dhe Serbisë, Rama u shpreh se janë më të mirat që kanë qenë ndonjëherë.

Article Logic
Execution time: 0.0035030841827393