INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama ndjek shembullin e ministrit kosovar dhe nis mbledhjen e kontributeve për Xhakën dhe Shaqirin [FOTO]

Rama ndjek shembullin e ministrit kosovar dhe nis mbledhjen e kontributeve për Xhakën dhe Shaqirin [FOTO]

Publikuar më: 12:23 26-06-2018

FIFA ka dënuar me gjobë prej 25 mijë frangash, dy lojtarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri për simbolin e shqiponjës që bënë gjatë ndeshjes me Serbinë.

Për këtë ngjarje ka reaguar dhe kryeministri jonë Edi Rama.

Nëpërmjet një postimi në Facebook ku kërkon që shqiptarët të japin një kontribut simbolik, për të paguar gjobën e FIFA-s.

 

POSTIMI:
“MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA është emri i llogarisë bankare ku gjithkush mund të japë një kontribut simbolik, për të paguar gjobën absurde të FIFA-s ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit?
Shenja e duarve shqiponjë është shenja jonë dalluese e komunikimit në raste gëzimi dhe me keqardhje për ata që e keqinterpretuan shenjën e gëzimit krejt spontan nga një moment i bukur sportiv, është hapur llogaria MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA?
Kjo llogari u hap falë nxitjes së shumë miqve të këtij rrjeti social nga e gjithë bota, si falenderim e mirënjohje për dy sportistët që ngritën peshë në një gëzim sportiv miliona shqiptarë,” shkruan Rama në Facebook.

 

sda_1.jpg

 

Një ditë më parë dhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Bajram Hasani vendosi të dhuronte dhe rrogën e tij pas gjobitjes që FIFA dha për Xhakën dhe Shaqirin.

Duket se kryeministri jonë ka ndjekur shembullin e tij.

dsaf.PNG

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0033149719238281