Prej disa kohësh kryeministri Edi Rama e kishte kthyer në praktikë që çdo të diel në orën 17:00 të zhvillonte komunikimin javor me publikun në Facebook, ku komentonte ngjarjet e rëndësishme të javës.
Por duke nisur nga sot, Rama ka vendosur të ndryshoj orarin. Pa dhënë sqarime, kreu i qeverisë pohoi se komunikimi javor do të mbahet çdo ditë në orën 18:00.
“Komunikimi Javor sot e në vazhdim çdo të dielë do të jetë në orën 18.00. Faleminderit.”, pohon Rama.