INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama në aktivitet me donatorë! Jashtë protestë e të pushuarve nga puna.

Rama në aktivitet me donatorë! Jashtë protestë e të pushuarve nga puna.

Publikuar më: 15:17 20-01-2016

Qindra persona të larguar nga puna nga administrata kanë protestuar përpara një prej hoteleve të njohur në kryeqytet në kohën kur në një nga ambjetet e tij kryeministri, Edi Rama po merrte pjesë në një konferencë donatorësh të Bashkisë së Tiranës. Përpara donatorëve u prezantuan rreth 110 projekte për kryeqytetin nga ato për shërbime kundrejt banorëve, për kulturën, turizmin, terminalin multimodal dhe deri tek infrastruktura.

Po të larguarit nga puna nuk kanë protestuar paqësisht se u përplasën me policinë, pasi tentuan të hynin me forcë në hotel. Meqë të pranishëm në aktivitet ishin dhe disa ambasadorë protestuesit dëshironin të hynin brenda në sallë për ti pyetur ata se ku po investohen paratë e donatorëve pas ata sot janë pa punë.

Article Logic
Execution time: 0.0035529136657715