INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama në Asamblenë e PS: “Duhen reforma edhe më të thella se ato që prezantoi grupi i punës”

Rama në Asamblenë e PS: “Duhen reforma edhe më të thella se ato që prezantoi grupi i punës”

Publikuar më: 11:03 27-08-2017

Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e Partisë Socialiste e cilësoi si më të vështirin mandatin që mori nga zgjedhjet e 25 qershorit ndërsa tha se vendit i nevojitet reforma edhe më të thella se ato që prezantoi grupi i punës. Duke e cilësuar Shqipërinë si një “shtet torturash” për shërbimet që u ofrohen qytetarëve Rama tha se duhet që të merret shembull çdo vend që ofron shërbime me procedura që kërkojnë sa më pak dokumentacione për të mos lejuar që qytetarët të përballen me kalvarin e vështirë të marrjes së shërbimeve në institucionet shtetërore. ““Të nderuar përfaqësues, shokë, shoqe, motra dhe vëllezër. Këtë sezon politik do qeverisim të vetëm në timon por bashkëudhëtarë për një koalicion të paprovuar më parë, PS me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Dua të jem fare i qartë, bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm është një sfidë reale për të vënë në funksionim një koalicion real që në dy vite do ta shtrijmë edhe në nivelin vendor ku kandidaturat dhe listat reale duhet të jenë mishërimi i këtij koalicioni”-tha kreu i qeverisë. “Bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm është sfidë e vështirë. Ata fituan betejën zgjedhore për ne, tani ne të bëjmë tonën për Shqipërinë që duam për ata. Ky është mandati më i vështirë që kur jam në këtë detyrë. Kjo parti duhet të vendoset me kohë të plotë për të jetësuar koalicionin me qytetarin”, tha Rama. Kryeministri shtoi se “fitorja e 25 qershorit mund të jetë e para e një epoke të re politike ose e fundit nëse nuk e shohim që kundërshtarët e dobët që kemi e bëjnë pushtetin që na është besuar kundërshtarin tonë më të rrezikshëm”. “Fati i sfidës varet nga sa dhe si do ta mbrojmë këtë pushtet nga vetvetja, nga ndjenja fatale e vetëmjaftueshmërisë”, deklaroi Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0025489330291748