INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama në Bruksel: Integrimi i Shqipërisë kërkon zbatimin urgjent të Vetingut [VIDEO]

Publikuar më: 10:18 14-11-2016

Rekomandimi pozitiv për Shqipërinë ishte kryefjala e takimit, që Kryeministri Rama zhvilloi me përfaqësues të vendeve antare të BE si dhe Shefen e Diplomacisë Europiane Federica Mogherini në Bruksel. Nëpërmjet një statusi në facebook, Rama lajmëron se në takim janë vlerësuar reformat e ndërmarra nga qeveria e tij. Rama thotë se vendet e BE mbështesin Shqipërinë në rrugë e saj të integrimit në familjen e madhe europiane. Ky proces do të kalojë nëpërmjet Vetingut, ndaj dhe shefi i qeverisë shqiptare thekson nevojën e zbatimit të menjëheshëm të ligjit.
Edi Rama:
“BRUKSEL: PËRGËZIME SHQIPËRISË
Sapo përfundoi në Bruksel mëngjesi i punës me vëndet anëtare, iniciuar nga grupi i Miqve të Shqipërisë në Këshillin e BE-së, ku u fol me tonet më pozitive për Raportin e Progresit dhe u konfirmua vullneti i vendeve anëtare për mbështetjen e rekomandimit pozitiv të Komisionit për çeljen e negociatave per anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. U nënvizua nga të gjitha vendet anëtare progresi i madh që pasqyrohet në Raportin e Komisionit; ecuria mbresëlënëse e reformave; respekti i veçantë për politikën rajonale të Shqipërisë; nevoja imediate për zbatimin e Ligjit të Vetingut si premisë e mirëkuptuar apo kusht i natyrshëm për ecurinë e këtij procesi historik”.

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547