INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama në Cërrik: Luli ja “vrau” bashkëpunëtorët Saliut, e la tek pull si Fant Spathi

Rama në Cërrik: Luli ja “vrau” bashkëpunëtorët Saliut, e la tek pull si Fant Spathi

Publikuar më: 18:18 28-05-2017

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Cërrik në një miting me banorët e zonës.

Kreu i qeverisë nuk i kurseu ironitë e sulmet përballë kundërshtarëve të tij politikë, Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

Rama tha se kreu i opozitës, Lulzim Basha, kishte ‘vrarë’ të gjithë bashkëpunëtorët, duke iu referuar lënies jashtë listës së kandidatëve për deputetë shumë figurave kryesore të PD-së.

“Ti mund të jesh me PD-në po si mund t’i japësh votën Lulit që të bëhet kryeministër, ai ishte kryetar i bashkisë së Tiranës, Sahatin e Tiranës e kishte 4 metra nga zyra, dhe 4 vite Sahati nuk punoi, dhe Luli nuk e ngrinte as kokën për ta parë.

Se tjetër sahat ka Tirana, tjetër është sahati i Lulit që rri 12. U mbyll në çadër 3 muaj, ça thoshte, nuk ka Vetting pa ikur Edi Rama. Edi Rama është këtu dhe Vettingu ka ardhur. 3 muaj në çadër për Republikën e Re, pa Edi Ramën. Dhe e patë, akoma sot nuk ka bo gati të gjithë skuadrën me e nxjerr në fushë, por Saliut ja vrau të gjithë bashkëpunëtorët dhe e la tek pull si Fanti spathi,” tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0030539035797119