Kryeministri Edi Rama ndodhet në Fier ku sot pritet të zhvillojë një tjetër takim në kuadër të turit “ Bashkia që duam”.
Por edhe këtë të shtunë protestues të shumtë simpatizantë te PD-LSI janë mbledhur për të penguar takimin e Ramës.
Me pankarta në duar “Rama ik”, “Rama si Chavez” etj, si dhe me vuvuzela qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit.
Forca të shumta policie janë në vend duke mbajtur situatën nën kontroll por nuk kanë munguar edhe përplasjet dhe tensionet.
Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi akuzoi efektivët për provokim.
Mësohet se gjatë përplasjes një efektiv policie është qëlluar me sende të forta dhe u dërgua për mjekim.
Kryeministri Rama ndodhet prej ditës së djeshme në Fier, ku ka zhvilluar disa takime në njësitë administrative të qarkut.
Edhe ditën e djeshme u zhvillua një protest ku qytetarët kërkonin largimin e Ramës. 4 prej tyre u arrestuan ndërsa 41 të tjerë po procedohen në gjendje të lirë.
4 personat u arrestuan për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme .