INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama në fushatë. “Të lëkundurit vendosin në 25 Qershor” [VIDEO]

Publikuar më: 16:32 21-06-2017

Administrata ka qenë në fokus të kryeministrit Edi Rama përgjatë gjithë fushatës elektorale. Kjo ka qenë dhe pika me të cilën ka replikuar më së shumti në distancë me aleatin e tij në qeveri Lëvizjen Socialiste për Integrim. Por shembulli se ku do që të reformojë administratën është pikërisht është Qendra e Shërbimeve të Integruara në Krujë, Adisa.
Edi Rama
Ky është modeli që na duhet për ta shpërthyer komplet atë gangrenën e zyrave të shërbimit për qytetarët dhe për ta kombinuar pastaj me shërbimin online, që të çlirohen komplet njerëzit nga ky maskarallëk e vështirësitë e pafundme. Çfarë nuk kemi hequr me këto historitë, jo kush parti e ka, jo e ka partia tjetër, por që nëse ne integrojmë këtë në sistem bëjmë një revolucion të madh”
Çfarë ofron qendra ADISA
Drejtori i kësaj qendre i ka sqaruar kryeministrit numrin e madh të shërbimeve që ju ofrohet qytetarëve në vetëm një qendër.
Drejtori i ADISA Krujë
Këtu ofrohen rreth 233 shërbime nga 6 institucioneve. Qytetari paraqitet te “Info Point”, merr informacionin e duhur, pajiset me një biletë dhe paraqitet pranë sportelit. Maksimumi një aplikim shkon nga 5-10 minuta. Një pjesë përgjigjet i marrin këtu, një pjesë i kalon me postë
Projekti ADISA është vendosur në 5 qytete të vendit, ndërsa qeveria e majtë parashikon që ky projekt të shtrihet në mbarë vendin.

Article Logic
Execution time: 0.0027940273284912