Deri më sot është lakuar shpesh shprehja punë ka por mungojnë profesionistët. Dhe një deklaratë e tillë është përdorur më së shumti nga kryeministri Rama i cili gjatë një vizite në qendrën e formimit profesional Durrës u shpreh se të rinjtë më së pari duhet të ndihmojnë veten dhe më pas do të ndihmohen.
"Edhe Allahu thotë Ndihmo veten të të ndihmojmë.Këtu merrni parimet bazë dhe do t’ju ndihmojmë që të keni kontaktet e duhura me sipërmarrjet" u shpreh Rama tek të rinjtë që bëjnë kursin për eletricistë.
Tashmë në total janë 20 mijë punëkërkues rreth 1/3 e të papunëve të regjistruar në të gjithë Shqipërinë që janë duke u trajnuar në qendrat e Formimit profesional që përfshijnë kurse për parukierë, elektricistë, kuzhinierë etj.
Të rinjtë dhe jo vetëm por të gjithë ata që kërkojnë punë më së pari marrin trajtimin profesional në mënyrë që të kenë më shumë mundësi në tregun e punës.