Kryeministri Edi Rama ka vijuar me sulmet e tij ndaj partive për të cilat thotë se kanë ndarë shtetin si tepsi duke zaptuar drejtori, zyra, dhe një pjesë të madhe të administratës publike.
Rama i ktheu përgjigje LSI-së duke thënë se për kryeministrin kjo nuk është luftë politike, por parimore. “Ta shkallojmë derën e Hipotekës, patentave, çertifikatave”, tha Rama duke i premtuar shqiptarëve se do vendosë shërbimin me dinjitet në këto institucione.
Rama në Komunikimin e Javës:
Është e qartë që njerëzve u ka ardhur në majë të hundës marrëdhënia me zyrat e shtetit. Partitë e rritura përmes shfrytëzimit të këtij sistemi kanceroz përpiqen ta kthejnë këtë në një luftë politike të ulët përmes sharjeve dhe fyerje.
Për mua kjo nuk është një luftë politike, është një luftë parimore, e domosdoshme por edhe etike për Shqipërinë që duam.
Shqipëria nuk bëhet dot pa një administratë dinjitoze. Shteti që na duhet për ta rritur punësimin dhe ekonominë duhet të ketë dy porta të hapura për shqiptarët, të drejtësisë dhe të shërbimeve.
Portën e drejtësisë po e hapim, portën e shërbimeve mund ta hapim me një votë në 25 qershor. Ju kërkoj thjeshtë më ndihmoni për ta shkallmuar derën e hipotekës, patentave, çertifikatave.
Na jepni mundësinë tju shërbejmë me dinjitet në çdo zyrë shtetit. Sa prej jush kanë paguar nënë dorë për të marrë patentën e makinës apo kolauduar. Nëse doni të paguani më shumë jepuani votën partive që votën jua marrin me përbetimet për t’ju shërbyer dhe pastaj pushtojnë një zyrë më shumë.
A doni t’i nxjerrim jashtë së bashku. Nëse doni t’i hiqni qafe agallarët e partive më autorizoni, më jepni mandatin ta bëjmë këtë derytë. Unë kam bindje më të forët që ky vend bëhet. Të bëjmë atë që na kanë lënë amanet rilindasit.
Unë e kam ndarë mendjen për të luftuar deri në fund, po ju a do ta ndani mendjen për të luftuar deri në fund me kokëfrtësi shqiptarçe. Kemi shumë për të humbur nëse nuk bëhen bashkë mësuesit, policët, punonjësit e përkushtuar të këtij shteti në çdo sektor.
Më lejoni tua them sinqerisht fare troç nuk kam ndërmend të rri në karrigen e kryeministrit duke pranuar shantazhet e partive për vende pune e deri te pastrueset në institucione. Për mua është më e qartë se kurrë, Shqipëria kërkon një vendim historik në 25 qershor.
Nëse marrim vemdimin e duhur do të bëjmë në katër vitete e ardhshme 4 fishin e asaj që bëmë.