INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama në Kosovë: 17 shkurti, ditë e bekuar

Rama në Kosovë: 17 shkurti, ditë e bekuar

Publikuar më: 16:52 16-02-2017

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte i pranishëm sot në seancën solemne që Kuvendi i Kosovës i kushtoi 9 vjetorin të Pavarësisë. Pas seancës Rama deklaroi para gazetarëve se “kjo ditë duhet të konsiderohet si ditë e bekuar për shqiptarët serbët dhe gjithë të tjerët që jetojnë në Kosovës, pasi dita e ditës, po tregon se është një shembull rrezatues i bashkëjetesës. Është gjithmonë kënaqësi e veçantë të jem në Prishtinë dhe është nder të jem në ceremoninë e ditës më të rëndësishme të Kosovës”-deklaroi Rama ndërsa u uroi qytetarëve përvjetorin e pavarësisë. Kryeministri Rama ka uruar lirim dhe kthimin sa më parë në shtëpi të Ramush Haradinajt, duke thënë se pa praninë e tij, kjo ditë ka një mungesë. “Kjo mungesë e tij është reflektim për të gjithë se sa shumë duhet për t’u bërë në funksion jo të Kosovës por të gjithë të tjerëve me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”-u shpreh Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0026810169219971