INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama në krah të Ahmetaj. Rrëzohet nga Kuvendi propozimi i Braçes për taksimin e pagave

Rama në krah të Ahmetaj. Rrëzohet nga Kuvendi propozimi i Braçes për taksimin e pagave

Publikuar më: 13:34 03-12-2018

Duket se opozitën për Projektbuxhetin dhe Paketën Fiskale e ka bërë deputeti, njëherësh kreu i Komisionit të Ekonomisë. Deputeti Erion Braçe solli një numër të konsiderueshëm amendamentesh, ku pjesa më e madhe u rrëzuan nga kolegët e tij deputetë dhe qeveria e Edi Ramës. Një tjetër amendament i propozuar nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë në pr.ligjin për paketën fiskale dhe buxhetin e 2019-s, që po votohet mes debateve brenda vet shumicës parlamentare në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, është edhe ai për tatimin mbi të ardhurat.

Erion Braçe deklaroi nga ulësja e tij në Parlament se tashmë ka ardhur momenti që “ligji për tatimin e të ardhurave të ndryshojë, pasi ky vend ka nevojë të mbrojë një fashë të ardhurash të domosdoshme për familjet”. Edhe pse këmbënguli se qeveria “duhet të mbrojë të ardhurat e ulëta dhe minimale për një familje” dhe bëri thirrje që të përballen me një fenomen madhor siç është pabarazia, pasi sipas tij “jemi në hapat e parë të fenomenit të pabarazisë”, edhe ky amendament u hodh poshtë me votë.
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se qeveria e ka bërë tashmë një hap drejt mbrojtjes së kësaj fashe, duke ulur tatimin për fashën nga 30 deri në 40 mijë lekë me vetëm 1.89 për qind, ndërkohë që më parë taksohej me 10 për qind, sipas taksës së sheshtë.
Edhe në këtë rast, kryeministri Rama ndërhyri për të dhënë shpjegimet e tij.
Edi Rama:
“FMN-ja e nisi historinë e marrëdhënies me ne, me kërkesën për të ulur pagat dhe pensionet. FMN-ja na kërkoi taksimin e pagës nga 15 mijë lekë, por ne e refuzuam. Sigurisht që është mirë që të mos dalim nga konteksti nga i cili jetojmë. Por mandatin e parë penguam falimentin e plotë, pasi taksa e sheshtë ishte një grabitje për ata që fitonin më pak”.

Article Logic
Execution time: 0.0038509368896484