Në Samitin e NATO-s në Bruksel, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime me disa homologë dhe Presidentë të vendeve të ndryshme. Rama është fotografuar duke biseduar me Presidentin e sapo zgjedhur të Francës dhe kryeministrin belg. Kjo është hera e parë që Presidenti francez merr pjesë në Samitin e NATO-s, ndërsa kryeministri shqiptar doli publikisht në mbështetje të Macron gjatë zgjedhjeve.
Ndërkohë gjatë punimeve të Samitit në Bruksel liderët e 28 vendeve kanë bërë edhe fotografinë zyrtare. Mes udhëheqësve botërorë kryeministri Rama ndodhet në të njëjtin resht me Presidentin amerikan Donald Trump, atë të Turqisë, Ergodan dhe kryeministren britanike, May.