INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama në kryeministri me maturantët “ekselentë”, jashtë në protestë maturantët jo fitues [FOTO] [VIDEO]

Publikuar më: 11:38 13-09-2016

Reforma në arsim funksionoi për më të mirët, ky ka qënë argumenti i kryeminisitrit Rama në një takim me maturantë dhe fituesit në universitet. Ai e quajti të shkëlqyer këtë reformë që në fakt ka dhe shumë të pakënaqur, të cilët kanë nisur protestat edhe sot para godinës së kryeministrisë. Pra të pakënaqurit me mesatare të lartë janë në rrugë duke protestuar, ndërsa kryeminisitri me fituesi në sallë duke bashkëbiseduar. Rama ka thënë se nuk janë penalizuar ekselentët pra të shkëlqyerit, siç dhe pretendohet se ata janë në sallë me të.
Ndërsa për maturantë me mesatare shumë të larta, por që nuk kanë fituar dhe që po protestojnë, kryeminisitri tha se ata e mësuan që më të mirët janë me të dhe ndaj e dolën e protestuan dhe se ky grup po përdoret politikisht. Madje thirrjet e tyre me sa duket u dëgjuan brenda sallës dhe kryeministri nuk nguroi ti quante dhe autopalantë.

“Ja e shikoni ç’bëjnë, vijnë bërtasin. E morën vesh që ju jeni këtu dhe dëgjoni ç’bëjnë jashtë. Në vend që të shikojnë dhe të studiojnë të gjithë skemën dhe të marrin atë që mendojnë që meritojnë, rrinë në rrugë dhe bërtasin. Sikur të ishin vetëm këta do ta zgjidhnin, por s’janë vetëm këta që bërtasin dhe këta janë më të pafajshmit sepse jua çorodisin mendjen të tjerët”, tha Rama.

Po në fakt dyshojmë që e vërteta të jetë kjo, pasi këta maturantë kanë lajmëruar shumë më parë që do të vijojnë protestat dhe kjo është e treta në pak ditë.

Ndërsa për të pakënaqurit Rama shtoi se ata duhet të ndjekin raundet e pranimeve në universitete, pasi sipas tij asnjë maturant me rezultate të larta nuk do të mbetet jashtë dyerve të universiteteve.

“Parashikohet një raund i dytë ku keni të drejtë të ndërroni zgjedhjet tuaja dhe sistemi ka mundësi ankimimi në çdo raund. Përpara nuk ekzistonte. Kuotat e deklaruara nuk mund të ndryshojnë. Në raundin e dytë, pasi ata kanë fituar zgjedhjen, gjithë të tjerët do t'i nënshtrohen pozicionit që detyron vija e kuqe.
Deri në 20 shtator ju do të vendosni se cili do të jetë rruga e jetës. Kush nuk fiton, bën aplikimin me 10 preferenca. Brenda datës 4 tetor, AKP dërgon listat te Universitet dhe në 6 Tetor, universitet shpallin listën e raundit të dytë", sqaroi Edi Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:

"Reforma funksionion më së miri, në radhë të parë për më të mirët. Secili prej jush, jam i bindur se mund të dëshmojë se reforma funksionon së pari se ka një transparencë të plotë dhe çdo maturant apo maturante, e ka sistemin para syve. Së dyti, sepse është e bazuar në konkurencën që diktohet nga rezultatet dhe bën të pamundur interferencën në procesin e konkurencës të faktorëve të jashtëm, që kanë qenë gangrena e sistemit tonë universitar, por edhe e këtij kapërcimi jetik mes maturës dhe universitetit. Besoj që ju, duke qenë më të mirët, jeni edhe të mirëinformuar sesi ka funksionuar sistemi i mëparshëm, një sistem me zgjedhje të detyrueshme të alternativës më të lartë, ku maturantët detyroheshin që 15-vjeç, të bënin llogari sipas koefiçentëve dhe të bënin një zgjedhje duke përcaktuar një moshë krejtësisht të brishtë dhe të papërshtatshme fatin e jetës së tyre, për shkak të kalkulimeve. Dhe gjimnazi për ju ka qenë një torturë. Për më tepër, deri vjet, pasi bëje zgjedhjet, nuk mund të ndryshoje degën. Rrugën e suksesit e përcaktojnë vetëm rezultatet tuaja dhe asnjë faktor tjetër".


Rama i kthehet udhëtimeve me taksi…

Po dhe këtu Rama nuk la pa përmendur taksixhiun informator, sërisht la të kuptohet se ai i beson më shumë informacioneve të marra nga taksixhinjtë se nga të tjerë qofshin këta e gazetarë. Ai tha se me ndryshimet që pësoi arsimi i lartë tani nuk ka më taksixhinj me mastera

“Unë kam një zakon të vjetër që në kohën kur isha kryetar bashkie. Një apo dy herë në vit dal natën i pashoqëruar dhe i iki edhe atyre të gardës që nuk e kuptojnë ku shkoj dhe marr një taksi. Kam shumë dëshirë të flas me njerëzit që janë shofer taksish sepse ata janë barometri më i mirë. Në një taksi mund të dëgjosh për dy orë gjithçka dhe mund të kuptosh shumë më tepër sesa nga analiza, analistët, debatet, portalet online për vendin ku jeton dhe për problemet që kanë njerëzit. Shqyqyr që spo gjej më problemin që çdo taksixhi të jetë me master. Takoja taksixhi me master, me doktoratura dhe e tregonin, i merrnin në natyre, nuk shkonin në universitet. Njëri i shërbente gruas së pronarit të universitetit, i merrte i çonte fëmijët në shkollë dhe ai i jepte master, doktoratorë etj. Sot nuk ka më të tilla.” – tha Rama.


Teksa Rama fliste me fituesit në universiteti jashtë maturantët jo fitues “zjenin” duke thënë se askush nuk i ka sqaruar për ndryshimet që pësoi mënyra  e pranimit në universitete dhe për këtë arsye ata janë djegur. Madje kanë hedhur bojë tek shkallët e godinës së kryeministrisë. Ata kanë lajmëruar se protestat do të vijojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0034000873565674