INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama në Kutalli: Pastruam kanalet kulluese, nuk u përmbytët

Rama në Kutalli: Pastruam kanalet kulluese, nuk u përmbytët

Publikuar më: 18:25 03-12-2017

Kryeministri Edi Rama ishte në zonën e Kutallisë, ku pa situatën nga afër ndërsa bisedoi me banorët e zonës për problemet që i shqetësojnë. Në situatën kur vendi është përfshirë nga përmbytje të mëdha, kjo zonë nuk është prekur. Kjo pasi në këtë zonë që është një pikë strategjike për eksportet bujqësore janë bërë investimeve mbrojtëse. “Falë punës së jashtëzakonshme në pastrimin e sistemimin e kanaleve kulluese, nuk kanë dëme në fushat e tyre prodhuese! Respekt!”-shkruan Rama. Drejtuesit vendorë tregojnë se në zonë është investuar e se janë pastruar 80 km kanale kulluese nga 100 mijë km që ndodhen në kët zonë. Kjo është një tokat më prodhuese ku fermerët kanë arritur të eksportojnë nga 120 mijë tonë produkte. Po në takim me banorët e Kutallisë Rama nuk ka lënë pa përmendur faktin se gjatë mandatit të kaluar ka pasur “pamundësi për tu kuptuar me aleatët që kishte në Ministrinë e Bujqësisë".

Article Logic
Execution time: 0.0042212009429932