INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama në parlament flet për opozitën dhe zgjedhjen e presidentit [VIDEO]

Publikuar më: 14:00 27-04-2017

Kryeministri, Edi Rama nga foltorja kuvendit ka zgjedhur që ti përgjigjet disa akuzave të opozitës duke thënë se shteti me këtë qeveri nuk është në krizë e se krizë ka vetëm opozita. Rama foli dhe për zgjedhjen e presidentin e ri.
“Duam një President për të gjithë shqiptarët dhe do të ishim të dëshiruar që PD të merrte pjesë në këtë proces. Nuk është e mundur të parashikohet kur PD do të rikthehet në rrugën e arsyes,” tha Rama.

Rama foli dhe për takimet me ndërkombëtarët dhe kushtet  e vëna, duke shtuar se ka shkuar në tryezë për të folur për zgjidhje dhe nuk iu duke normale që Basha qëndronte në dhomë tjetër.

“Na janë vënë edhe dy propozimet që ishin jashtë platformës, na është propozuar një shtyrje e datës së zgjedhjeve deri në 16 korrik dhe mundësia për të prekur qeverinë në poste kyçe me sektorë ku mendohet se mund të ketë influencë qeveria mbi zgjedhjet. Jemi të hapur ta diskutojmë, por jo pa Vettingun,” shtoi Rama.

Kryeministri shtoi se dhe përdormi i mësuesve në fushatë nuk është normale dhe për këtë arsye ka kërkuar që të pezullohen nga puna. E një rast konkret ndodhi sot në Kavajë. Ministrja e Arsimit ka shkarkuar nga puna një arsimtare që nxiste nxënësit të linin mësimin për të shkuar në mitingun e Ramës.

Për më shumë ndiqni kronikën...

Article Logic
Execution time: 0.0034401416778564