INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama në Serbi në tetor, si Kryeministër dhe si artist!

Rama në Serbi në tetor, si Kryeministër dhe si artist!

Publikuar më: 10:05 26-08-2016

Më 14 Tetor Edi Rama do të vizitojë Serbinë. Këtë herë do te ketë me vete dy role, atë të shefit të qeverisë shqiptare por dhe të artistit. Mësohet se Kryeministri, përveç takimeve dypaleshe në interes të projekteve të përbashkëta mes të dy vendeve, Edi Rama do të promovojë librin e tij “Kurban”, si dhe do të çelë një ekspozitë pikturash.
Janë mediat Serbe ato që kanë bërë publike axhendën e Kryeministrit shqiptar, ku thuhet se vizita e Edi Ramës do të nisë në Beograd më 13 Tetor me promovimin e librit “Kurban”, kësaj radhe në gjuhën serbe.
Ndërkohë është parashikuar edhe çelja e një ekspozitë me piktura të Kryeministrit, e cila në fakt është ekspozuar dhe në disa vende të tjera të europës. Piktuar janë realizuar pas vitit 2013, kohë kur Edi Rama ka marrë drejtimin e vendit, pas fitores së zgjedhjeve të koalicionit të majtë.
Ndërkohë në vizitën e tij zyrtare si kryeministër, Rama do të marrë pjesë në Forumin e Sigurisë. Më tej Kryeministri do të udhëtojë drejt Nishit më 14 tetor, ku do të mbahet një takim i sipërmarrësve shqiptaro-serbë dhe do të promovohet projekti i rikonstruksionit të autostradës Nish-Durrës. Në këtë takim mësohet se do të marrin pjesë dhe zyrtarë të lartë të qeverisë së Kosovës.

Article Logic
Execution time: 0.0035760402679443