INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama në SHBA: Në Nëntor Samit Mbarëkombëtar për Diasporën

Rama në SHBA: Në Nëntor Samit Mbarëkombëtar për Diasporën

Publikuar më: 09:34 11-04-2016

Ka nisur vizita zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Kryeministrit Edi Rama. E jo rastësisht është zgjedhur që kjo vizitë të nisë me një takim të posaçëm me Diasporën Shqiptare. Kryeministri, nëpërmjet një statusi në facebook lajmëron si ky takim i paraprin Samitit të Parë Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptarë. Ky Samin thotë më tej kryeministri, është parashikuar të mbahet në Nëntor të këtij viti, ndërsa vendi i takimit është pikërisht Tirana.

“Vizita zyrtare në Shtetet e Bashkuara nis nga Nju Jorku, me një takim të veçantë me diasporën shqiptare në metropolin amerikan, për të lançuar edhe projektin e Samitit të Parë Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare, në nëntor të këtij viti në Tiranë”- shkruan Rama në facebook.

Article Logic
Execution time: 0.0021469593048096